Futboll

Asensio nuk rikuperohet me kohë, Reali me gjashtë mungesa të mëdha (FOTO)

Kroos, Modric, Marcelo, Ramos, Asensio dhe Vallejo – këto do të jenë mungesat e “Los Blancos” për sfidën me Alavesin.

Zinedine Zidane ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për sfidën e sotme kundër Alavesit, që do të zhvillohet nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”, raporton Gazeta Express.

Kapiteni, Sergio Ramos, do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të suspendimit, kundër Leganesit spanjolli mori kartonin e pestë të verdhë.

Kurse Kroos, Modric, Marcelo dhe Vallejo vazhdojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa Asensio ka probleme më dhëmbin e mençur, raporton “Realmadrid.com”, transmeton Gazeta Express.

Në skuadër është ftuar lojtari i akademisë, Tejero, ndërsa për shkak të mungesave të shumta, vend kanë zënë edhe Achraf dhe Marcos Llorente.

Portierë: Navas, Casilla y Luca.

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Theo, Achraf dhe Tejero.

Mesfushorë: Casemiro, M. Llorente, Isco, Kovacic dhe Ceballos.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vázquez y Mayoral.

 

Related posts

MANAJ LË PAS BREITHUEITIN/ Barça i beson më shumë sulmuesit shqiptar

Delo.autor

ZYRTARE/ Fatale humbja në derbi, ish-futbollisti i Interit nuk është më trajner i skuadrës së…

F.autor

ITALI-SPANJË/ E gjithë Bota me sytë nga super ndeshja, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment