Futboll Seria A Sport

SHKURTIT I SPALLETTIT/ Pritet kthesa e Interit, ja ndryshimet e trajnerit

Është java ku duhet treguar kujdes maksimal, java e provave, e analizave, e apelit. Drejtuesit do nisin të shohin gjithçka dhe do shfaqen më shpesh pranë lojtarëve: mjafton prezenca, në raste të tilla.

Shkurti është nga muajt më prodhimtarë të Luçiano Spallettit në Serinë A: 1,88 janë pikët mesatare për ndeshje të fituara nga trajneri interist në këtë periudhë; vetëm në maj ka grumbulluar më shumë, duke konsideruar edhe faktin e afrimit të fundit të kampionatit me rezultatet që shpesh influencohen nga klasifikimi në tabelë.

SINJALE – Shkurti, pra, duhet shfrytëzuar me çdo kusht: edhe pse nuk ka më kohë për të pritur. Momenti është vendimtar, drejtuesit interistë kanë dalë në një konkluzion: Interi ka defekt personaliteti. Dhe për t’u ringritur kanë vendosur t’i japin siguri trajnerit të tyre, një mënyrë e qartë për t’u hequr alibitë lojtarëve dhe për të vendosur secilin përpara përgjegjësive.

Fillimisht me fjalët e forta një ditë pas humbjes me Bolonjën. E më pas, si hap i dytë, prania e së paku dy drejtuesve në “Appiano” gjatë stërvitjeve. Lëvizja e tretë do jetë evitimi i kontakteve të drejtpërdrejta me futbollistët, pra takimet e famshme individuale: edhe për të shuar zërat e një grupi, ose së paku një pjese të tij, brenda të cilit Spaleti mendohet të ketë humbur autoritetin.

LËVIZJET – Klubi ka vendosur t’i japë trajnerit forcë të plotë, e po të njëjtit trajneri i kërkon të jetë “timonieri” i kthesës. Në shkurt, në dy nga tri sezonet e fundit ka arritur madje të grumbullojë pikë të plota. Tani do mjaftonin edhe më pak, duke nisur nga e shtuna. Për t’ia arritur, Spaleti ka tri rrugë kryesore, asnjë alternativë, por të gjitha shkojnë në të njëjtin drejtim.

E para: “stop” konfuzionit taktik të ndeshjeve të fundit, një alternancë modulesh nga ndeshja e Torinos e më pas, lëvizjeve të dëshpëruara si ajo e Ranokias në versionin “qendërsulmues” me Bolonjën. Rruga e dytë: ndryshimi i disa hierarkive disi të gdhendura në gur, si me rastin e Perisiçit, i cili u aktivizua pjesën e parë të sezonit me raste përtej konsideratës së rotacionit. Rruga e tretë është leximi i situatave në vendet e larta të klasifikimit, të cilat Spaleti ka treguar se është i aftë t’i menaxhojë.

Nëse merren në analizë kualifikimet në Ligën e Kampionëve, nga sezoni 2004-’05 e më pas, trajneri ka dështuar në vetëm një rast: dhe momentalisht është kjo kërkesa, disi e detyruar, e Interit për të. Klubi ka ulur “stekën”, në përpjekje për t’i ulur disi përgjegjësitë grupit. “Urdhri” i presidentit Zhang, pra “është momenti për të fituar tituj”, dalëngadalë po ndryshon: fillimisht me kërkesën e një paraqitjeje të mirë në Kupa (si në atë të Italisë dhe ato të Europës) ndërsa tani në arritjen e vendit të katërt në Champions; që do të thotë përmirësimi i klasifikimit të sezonit të kaluar. Por, tek ky Inter, për momentin, mjafton edhe ajo aktualja. Më pas do ketë kohë dhe mënyra për të shkruar të ardhmen.

Related posts

UELLS-ZVICËR/ Granit Xhaka dhe Shaqiri përballë Gareth Bale në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ALARM TEK KLUBI “ZIKALTËR”/ Inter tronditet nga dëmtimi i mbrojtësit kroat, në rrezik transaksioni

Delo.autor

ARRITI MARRËVESHJEN ME PSG-NË/ Portieri Donnarumma kryen vizitat mjekësore në Romë, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment