Futboll Sport

SFIDA PËR EUROPA LEAGUE/ Duelet direkte, Milan është kualifikuar në 4 nga 5 përballje me Manchester United

Mançester Junajtidi dhe Milani janë ndeshur 12 herë mes tyre, nga të cilat 2 janë miqësore vere, të turneve verorë përpara pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa 10 takimet e tjera janë të gjithë në Ligën e Kampioneve.

Por, edhe pse bilanci total është në baraspeshë të plotë, në fund të 180 minutave në fazën me eliminim direkt Milani ka mundur të kalojë në 4 nga 5 raste, konkretisht në sezonet 1957-1958; 1968-1969; 2004-2005 dhe 2006-2007.

Në të vetmin rast që Junajtidi ka mundur të eliminojë “Djallin” ka ndodhur në sezonin 2009-2010, në 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, sivjet do të jetë një tjetër kapitull për t’u shkruar, fundin e të cilit do ta mësojmë më datën 18 mars, dopio dueli i 1/8-ave të Ligës së Europës.

Related posts

SFIDA MES PARTIZANIT DHE LAÇIT/ Ja vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Delo.autor

AJAX-JUVENTUS/ Zonja e Vjetër” shpëton prej CR7, holandezët nuk falin

Delo.autor

Capello: Italia nuk ka cilësi, mjaft imituam të tjerët

Sadik.Autor

Leave a Comment