Futboll Seria A Sport

GJEN “BONUCCIN E RI”/ Juventus synon të marrë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, ja plani…

Ramen Çepele përfundon në regjistrat e Juventusit. Së fundmi, mediat italiane kanë bërë me dije se bardhezinjtë kanë nisur që të kërkojnë informacione në zyrat e Hanoverit për të riun që prej pak muajsh është transferuar në Gjermani.

Nga sa bëhet me dije nga mediat pranë Serisë B italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pikasur nga bardhezinjtë si një alternativë interesante për të ardhmen.

PLANI – Madje, Juventus ka edhe një plan në lidhje me 17-vjeçarin. Nga sa mësohet, ai menjëherë mund të blihet për të qenë nën urdhrat e bardhezinjve në verë nga ku më pas të mund të bashkohet me Juvetus U23, ku aktualisht është edhe Xhakomo Vrioni. Djaloshi do të kishte mundësinë që të rritej dhe fitonte eksperiencë.

Jo vetëm kaq, por pas blerjes së kartonit, Juventus mund edhe ta huazojë shqiptarin në Serinë B ku do të kishte mundësinë që të rritej dhe fitonte eksperiencë.

Bonuçi i ri – Pak ditë më parë, ishte “AS.Com” që në artikullin e saj e konsideronte Çepelen si Bonuçin e ri. Ramen Çepele është rritur në akademinë e Interit, por këtë verë, zikaltrit e lejuan shqiptarin që të transferohej në Gjermani.

Nën menaxhimin e kapitenit legjendar të Kombëtares, Altin Lala, mbrojtësi firmosi me akademinë e Hanoverit, nga ku është stërvitur disa herë edhe me skuadrën e parë dhe është në pritje të thirrjes nga ajo edhe për ndeshje zyrtare.

Related posts

KATASTROFË HISTORIKE/ REALI ka harruar të fitojë, e mund edhe Levante (VIDEO)

Isa.Autor

Chris Froome shkuan historinë/ Pas “Turit të Francës” dhe Vueltës gjermani fiton edhe Xhiron e Italisë

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari: Ka nisur takimi, vlonjatët menjëherë në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment