Futboll Sport

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Beckham “shënjestron” Messin dhe Ronaldon për t’i transferuar tek… Inter Miami

Devid Bekam po shënjestron Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin për ta sjellë te Inter Majemi. Anglezi, i cili vetë është aktivizuar, në MLS, te LA Galaxy, tani ka në pronësi, ekipin, me bazë në Florida.

Mesa duket ish-kapiteni i Anglisë, preferon, jashtë mase, dy yjet e futbollit botëror, teksa më herët afroi në skuadër edhe Higuainin e Matuidin.

Ekipi i tij, pavarësisht këtyre blerjeve, nuk ka arritur të lërë shenjë në kampionatin amerikan, por, duket se Bekam, nuk do kursehet për ta kthyer Inter Miamin e tij, në një nga ekipet elitë të Amerikës së Veriut. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për AFP, ai u shpreh:

“Lojtari duhet të jetë i duhuri për ekipin tim. Pra, nëse këta lojtarë do ketë ende ambicie për të fituar, ne do të firmosim me të. Prioritet për ne është të firmosim me lojtarë që kanë eksperiencë dhe që kanë ende dëshirë për të qenë më të mirët në fushë”, deklaroi Bekam.

Related posts

RONALDO REALIZON NË 15 TURNE TË NDRYSHËM/ Sarri: Për CR7 komplimentet i meriton… e ëma!

Delo.autor

DERBI I ROMËS/ Aleksandar Kolarov mposht Strakoshën me penallti, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ PSG hidhet në sulm për të transferuar yllin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment