Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Mbyllet pjesa e parë. Sukaj vendos në Vlorë

Flamurtari dhe Kastrioti luajnë në orën 17:00 në Vlorë për javën e 24-të të Superiores. Vlonjatët besojnë se mund të arrijnë një vend në Europë, ndërsa krutanët dëshirojnë të qëndrojnë mes më të mirëv, kjo e ka treguar edhe rezultate e marra në javët e fundit.

Në rast të një fitoreje, vlonjatët do të kapërcenin Laçi dhe do të katapultoheshin në vendin e katërt të renditjes. Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

 

LIVE | Flamurtari-Kastrioti 1-0

GOL: Sukaj 33′ /

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kastrioti 1-0

45’ Kartoni i dytë i vërdhë te Kastrioti, ndëshkohet edhe Husein.

40’ Marku pason për Roxher, por ky i fundit vonohet shumë dhe largohet topi.

37’ Godet sërish me kokë Sukaj, por jashtë portës së krutanëve.

33’ GOOOOOOL FLAMURTARTI 1-0/ Kotobelli shkon drejt fundores, kroson në zonë, dhe Sukaj godet fort me kokë topin, duke e ndalur në rrjetën e portierit Çekrezi.

30’ Marku kërkon të nisë Roxher, por Kotobelli shikon gjithçka dhe mbyll.

28’ Karton i verdhë për Deliajn, për një faull ndaj Bardhit.

23’ Karton i verdhë për Kalajën.

17’ Lëviz bukur në zonë Emiljano Musta. Futet në zonë dhe godet, por Çekrezi devijon në goditje këndi.

14’ Top i bukur në hyrje të zonës për Sukajn, me Ndrecën që e mban në lojë, por shkodranit i ikën sfera nga këmbët në momentin e fundit, duke humbur rrezikshmërinë.

10’ Skuadrat të vendosura mirë, dhe nuk lejojnë hapësira boshe në të dyja anët.

4’ Goditje e Markut nga distanca, por topi jashtë portës së Koliçit.

3’ Deliaj nis Sukajn nga krahu i djathtë, por Çekrezi kontrollon.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

Related posts

MË TË MIRËT E ITALISË/ OPTA publikon formacionin “PERFEKT” në Serie A, befason INTERI dhe CR7

Isa.Autor

TOTTI NUK NDALET SI MENAXHER! Ish-kapiteni fut “në kthetra” talentin e Romës…

Delo.autor

Jose Mourinho: S’kthehem në Serinë A, Italia plot me trajnerë të zotë

Q.Autor

Leave a Comment