Futboll

Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Islanda tejkalon çdo kufi. Skuadra përfaqësuese e vendit ishullor, e sidomos tifozeria e saj fituan simpatinë e të gjithë botës së futbollit gjatë Europianit të Francës në vitin 2016, por gjërat u përmirësuan edhe më shumë për ishullin me 338 mijë banorë.
Islanda arriti një kualifikim historik në Botërorin e Rusisë së këtij viti, duke u bërë edhe vendi më i vogël në botë që shkon në një kompeticion të tillë kaq të rëndësishëm.

Interesi për këtë ngjarje madhore sportive është në nivelet më të larta në Islandë, e këtë gjë e tregon edhe kërkesa e bërë nga tifozët për bileta për Kupën e Botës.

Sipas ambasadores së Islandës për Francën, Spanjën, Italinë e Afrikën e Veriut, Berglind Arsgeirsdottir, 66 mijë persona ose 20% e popullsisë kanë bërë kërkesa për bileta për në Botërorin e Rusisë, për të mbështetur përfaqësuesen e tyre.

Kjo është një shifër rekord që do të thotë se një në çdo 5 islandezë dëshiron të jetë në Rusi. Islanda i befasoi të gjithë teksa u kualifikua drejtpërdrejt për në fazën finale të Botërorit, pasi u rendit e para në grupin e saj të eliminatoreve, duke lënë pas Kroacinë, raporton TCH.

Tifozeria islandeze u bë e famshme gjatë Europianit të Francës për mënyrën e saj të veçantë të inkurajimit të kombëtares së Islandës, teksa tifozët hapnin e mbyllin krahët njëkohësisht duke bërë edhe thirrjen Hu!

Related posts

PLASIN POLEMIKAT NË ITALI PAS DEKLARATËS SË VAN BASTEN”/ Djali i Maradonës: Nuk dua ta çoj në gjyq

Delo.autor

​Valverde: Duhet ende të djersitemi për titullin kampion

Q.Autor

REAL MADRID-SEVILLA/ Pas një asist nga Rakitic, Fernando ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment