Futboll Seria A Sport

SHKËLQEN NË FUSHË ME “ZIKALTËRIT”/ Nga sulmi tek lideri, mbrojtësi Skriniar i bën të gjitha tek Inter

Milan Shkriniar përveçse konfirmon gjithmonë se është një nga liderët e padiskutueshëm të mbrojtjes zikaltër, sigurohet t’i drejtohet ekipit si i tillë dhe të mbajë lart moralin e skuadrës.

“Na dhemb por do të ringrihemi menjëherë”, iu drejtua sllovaku ekipit me anë të postimit pas ndeshjes në rrjetet sociale, por ajo që i vlen më shumë gjithë ambientit të Interit janë paraqitjet e tij në fushë dhe siguria që i ofron ekipit në secilën prej fazave të lojës.

SIGURIA – Shkriniari nuk ndalon kurrë, pavarësisht kundërshtarit.

Viniciusin e anuloi, pavarësisht shpejtësisë së brazilianit, ndërsa Benzemasë i mohoi dy raste për gol. Gjithmonë në kohën e duhur mbrojtësi zikaltër nuk lodhet dhe nuk ndalon kurrë, ndërsa përveç fazës mbrojtëse e gjen gjithmonë edhe në zonën e kundërshtarit duke rrezikuar portën me goditjet e tij me kokë.

Forcë fizike, grintë dhe teknikë, te Shkriniari gjen një mur aq kollaj sa një golashënues ndaj Interi me sllovakun ka një thesar në shtëpi.

Related posts

KORONAVIRUSI/ “Fenomeni” rimbledh Realin e Galaktikëve në Instagram: Batuta, emocione dhe kujtime!

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Teqjas i shpëton topi nga duart, e pabesueshme çfarë humbet Belica (VIDEO)

Isa.Autor

MESSI E DO NË SKUADËR/ Barcelona bën gati kontratën për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment