Futboll Premier League Sport

TRAJNERI SPANJOLL I DASHURUAR ME ANGLINË/ Guardiola: Urrej vetëm një gjë

Pep Guardiola duket se ka gjetur vendin e ëndrrave.

“Ambicia ime e madhe ka qenë të provoja ‘football’-in. Nuk dua të them se nuk ndihesha mirë te Barcelona ose Bayern, përkundrazi, por kisha ëndrrën të vija këtu, të punoja te vendi i Shakespear, Beatles, Oasis… Nuk është vetëm për futbollin, ky vend është i veçantë”.

Këto kanë qenë fjalët e trajneri spanjoll, i zbarkuar në 2016-ën te City, në një bashkëbisedim në BTme Rio Ferdinand.

“Ndihesha si në shtëpinë time te Barcelona. Ashtu si te Bayern: nuk e imagjinon dot çfarë klubi, çfarë qyteti… Është një privilegj që kam qenë aty, por, këtu, pas 4-5 vitesh, ndihem kaq mirë”.

Dhe jo vetëm për rezultatet e jashtëzakonshme të Citizens në këtë sezon.

“Ndihem mirë tani, por jam ndier kështu edhe në sezonin e kaluar, kur nuk kemi fituar. Këtu kam miq, ndihem i mbrojtur, tifozët më duan, skuadra më ndjek, më pëlqen të punoj me ata”.

Ka edhe disa aspekte negative, ka shtuar duke bërë shaka: “Urrej vjeshtën dhe dimrin, do të doja me të vërtetë që të kishte një klimë më të mirë në Angli”.

Related posts

“NË HOLANDË KA 17 MILIONË TRAJNERË”/ De Boer ironizon kritikët: E kanë të lehtë të thonë që do mbërrijmë në…

Delo.autor

Inter nuk heq dorë, Perez bën gati 110 mln euro

Delo.autor

Javier Pastore reagon pas deklaratave të Paris Saint Germainit

Q.Autor

Leave a Comment