Futboll Seria A Sport

“Qyteti i hijeve”/ Napoli shet vetëm PAK bileta për ndeshjen me Fiorentinën

Napoli ka shituar vetëm 12,000 bileta për ndeshjen e së shtunës ndaj Fiorentina-s, pasi çmimet janë dyfishuar në krahasim me sezonin e kaluar. Perenopei do të ndeshet me skuadrën e Stefano Pioli-t ditën e shtunë, por mesa duket San Paolo do të jetë thuajse i shkretë për ndeshjen e dytë të sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, vetëm 12,000 bileta janë shitur deri të enjten. Disa fajësojnë çmimin e lartë, teksa biletat kanë shkuar nga 12 euro në 35 euro këtë sezon. Kjo është në zonën ku zakonisht qëndrojnë tifozët e zjarrtë, por edhe në zonat e tjera të stadiumit çmimet janë dyfishuar.

Së fundmi, presidenti De Laurentiis e ka kritikuar gjendjen e keqe të stadiumit duke i vënë fajin bashkisë së qytetit.

Related posts

SHQIPËRIA U-19/ Përgatitjet në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian, zyrtarizohen dy miqësoret në muajin qershor

F.autor

Ibrahimovic: Ky ekip dhe ky trajner më mungojnë shumë nga futbolli evropian

Sadik.Autor

PREKËSE/ Ish-lojtari i Liverpool po lufton me një SËMUNDJE E RRALLË, tërhiqet nga…

Isa.Autor

Leave a Comment