Futboll Seria A Sport

“Ç’ËSHTË KJO SKUADËR M*TI”/ Plas te Napoli. Shikoni shpërthimin e kapitenit Insigne (VIDEO)

Napoli barazoi mbrëmjen e djeshme 3-3 me Sasuolon duke humbur shansin për tu afruar më shumë në katërshen kryesuese të kampionatit. Por një episod aspak i këndshëm ka ndodhur mbas ndeshjes me kapitenin Lorenco Insinje i cili ka shpërthyer në sharje ndaj ekipit të tij duke bërë jehonë në të gjithë Italinë.

Ka qenë trajneri Gatuzo i cili është përpjekur të qetësojë situatën, por grupi duket se është prishur, i zhgënjyer. Dhe imazhi i kapitenit Insinje i cili largohet nga fusha duke shkelur dhe ofenduar nuk është aspak i hijshëm në këtë fazë të kampionatit..

Penalltia e shkaktuar nga Manolas në ndeshjen e fundit dhe e kthyer në gol nga Kaputo ka çuar në shpërthimin e kapitenit i cili ka bërtitur me të madhe:“Çështë kjo skuadër muti” ,-  duke përplasur dhe shishen e ujit.

Ndërkohë vetëm ndërhyrja e Gatuzos arriti të qetësonte Insinje, duke parandaluar shpërthimet nga degjenerimi në diçka më të keqe. Si përgjigje, Napoli ka vendosur të zgjasë bojkotin e daljes në konferencë për shtyp që filloi më 21 shkurt, pas disfatës së rëndë kundër Atalantës.

Related posts

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi Kastrati transferohet në kampionatin polak tek klubi…

Delo.autor

Spaleti tregohet i sinqertë: Kaq janë mundësitë tona, s’kemi cilësitë e Napolit

Q.Autor

E PABESUESHME/ Milan-Piatek: ja formula e marrëveshjes! Miliona euro kursehen vetëm nga paga e tij

F.autor

Leave a Comment