Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Njeriu i momentit te Partizani mban në tension stafin teknik

Partizani nuk ka luksin të pushojë në këtë javë, për shkak se vetëm të mërkurën luhet ndeshja e radhës ndaj një kundërshtari shumë të fortë, Kukësit.

Kështu, ata kanë zbritur në stërvitje të dielën dhe ditën e djeshme, dhe kanë vijuar përgatitjet me ritëm të plotë.

Valentino Murataj është mungesa e vetme e sigurt për këtë ndeshje, teksa pjesa tjetër e lojtarëve janë stërvitur normalisht, pavarësisht disa shqetësimeve të vogla.

Skuka ka probleme muskulore, por me siguri do të sforcohet dhe do të jetë në “front” ndaj Kukësit.

Stërvitja e djeshme nisi shumë vonë, në orën 17:00, për shkak se në kompleksin ku stërviten “demat” kishte ndeshje të skuadrave të moshave.

Ndërkohë, në kompleksin e ri në Tufinë po rregullohen detajet e fundit përpara se skuadra më në fund të jetë në gjendje të stërvitet atje.

Related posts

ENEA GJORGJI NUK KURSEHET NË EUROPA LEAGUE/ Jep 2 kartonë të kuq dhe akordon 2 penallti në minutat shtesë

Delo.autor

ANA E ERRËT E MICHAEL JORDAN/ Vesi që i shkaktoi telashe të shumta legjendës së basketbollit (FOTO)

Delo.autor

Klopp: Wow! Një ndeshje që do të mbahet mend edhe pas 20 viteve

Q.Autor

Leave a Comment