Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal sfidon Real Madrid në merkato, ofron 35 milionë euro për mbrojtësin…

Arsenali duket se është lodhur me qëndrimin jashtë UEFA Champions League, kompeticion që nuk e shijon që nga sezoni i largët 2016-2017.

“Topçinjtë” e Londrës pritet të bëjnë shumë ndryshime në merkaton e verës, ku objektivat e parë janë piketuar. Sipas mediave në Angli, për mbrojtjen preferohet Ibrahima Konate.

Qendërmbrojtësi i Leipzig shihet si një ndër lojtarët më premtues dhe Arsenal ka bërë gati ofertën për drejtuesit gjermanë. Londinezët kanë gati 35 milionë euro për të bindur Leipzigun, që e ka afruar me parametra zero Konaten, katër vite më parë nga Sochaux.

Gjithsesi ka një problem madhor për Arsenalin, pasi për lojtarin interesohet edhe Reali i Madridit, që e sheh si një pasues të mundshëm të Sergio Ramos.

Konate është vetëm 21 vjeç dhe shihet si një lojtar me potencial shumë të madh.

Related posts

Grasshopers fitore të rëndësishme në shtëpi, Ajeti bën debutimin si titullar

Isa.Autor

Man City gati 40 milionë paund për mbrojtësin holandez qe e “rriti” CHELSEA

Isa.Autor

MJAFTON GOLI I DI MARIAS/ Argjentina mposht Brazilin dhe fiton Copa America (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment