Futboll Sport

MJAFTON GOLI I DI MARIAS/ Argjentina mposht Brazilin dhe fiton Copa America (VIDEO)

Argjentina është fituesja e Copa America pasi mposhti me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Di Maria në minutën e 22.

Ndeshja nisi me ritëm por të dy ekipet nuk ishin të qartë në sulmet e tyre. Një top i gjatë nga mesfusha dhe një gabim i Lodit bën që Di Maria të gjendet i vetëm përballë portierit Ederson dhe të shënojë në minutën e 22.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në të dytën Brazili shton përpjekjet e tij duke futur në fushë Firminon Vinicius dhe lojtarë të tjerë, por Argjentina diti të mbrohej dhe herë pas here sulmonte me kundërsulme. Brazili vazhdon pëpjekjet por pa sukses duke bërë që ndeshja të mbyllet 1-0 për Argjentinën.

Me fitoren e këtij trofeu, Messi arrin të fitojë një trofe me fanellën e kombëtares Argjentinase.

Video nga goli i Di Marias:

Related posts

FESTA E VITIT TË RI KINEZ/ Gati fanella speciale e “Zikaltërve” për ndeshjen kundër Cagliarit (FOTO)

Delo.autor

ISHTE MES MË TË MIRËVE KUNDËR JUVENTUS/ Juan Jesus: Tani duket paaftësia e disa njerëzve (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË YLLI I RI NË CHAMPIONSHIP/ Ipswich synon të “rrëmbejë” Anis Mehmetin

F.autor

Leave a Comment