Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA PËR NDESHJEN BARCELONA-SEVILLA/ Lengle pranon prekjen me dorë: Isha me fat që nuk u dha penallti

Prekja e topit me dorë nga Klemo Lengle u bë çështje në ndeshjen Barcelona-Sevija dhe mbrojtësi tregon versionin e tij. Lojtari i Barcelonës thotë se ishte me fat që arbitri nuk fërshëlleu 11-metërsh sepse nuk i ka ecur shumë me gabimet.

Si e përjetuat këtë përmbysje?

Goli i dytë vonoi pak, por erdhi në momentin e duhur për të siguruar shtesën. Ishte një fitore e merituar dhe sigurisht që jemi shumë të lumtur.

Jeni duke u bërë specialistë të shtesave në këtë sezon…

Kemi shumë shtesa dhe minuta në këmbët tona. Nuk jemi mësuar që të luajmë kaq shumë si në këtë sezon, por i tillë është kalendari dhe duhet të shohim përpara.

Vuajtët në momentin e penalltisë?

Po. Vuajta shumë te penalltia e Okamposit, por Ter Shtegen e ndali në mënyrë spektakolare dhe na dha jetë e besim në ato momente.

Pastaj erdhi goli i Pikesë…

Pikenë e vlerësoj dhe e admiroj shumë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Në fund VAR-i nuk vendosi që prekja juaj ishte penallti.

Kohët e fundit po më ndodhin të gjitha të këqijat me këto prekjet e topit me dorë. Kisha frikë për më të keqen. Për fatin tim të mirë, këtë herë arbitri nuk e fërshëlleu. Kisha vënë duart në kokë dhe isha i shqetësuar.

Related posts

ÇËSHTJA “SUAREZ” PËR PROVIMIN FALS/ Çfarë rrezikon Juventus? Ekziston hipoteza e përjashtimit nga…

Delo.autor

Menaxheri i mbrojtësit/“Largim nga Milani nuk është diskutuar fare pasi trajner është Gattuso!”

Sadik.Autor

“Nuk kemi para për 22 lojtarë të nivelit të lartë”

Q.Autor

Leave a Comment