Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-LAZIO/ Ronaldo takon viktimën e dytë të preferuar, ja çfarë duhet të dini për super sfidën… (STATISTIKAT)

* Juventusi ka humbur dy nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Lacios në Serinë A (4 fitore, 1 barazime), aq humbje sa kishte pësuar në 29 ndeshjet e mëparshme (19 fitore dhe 8 barazime).

* Pas barazimit në fazën e parë, Lacio mund të mbyllë një sezon si i pamposhtur ndaj Juventusit për herë të parë që nga sezoni 2005-2006.

* Nga sezoni 2014-2015 e në vazhdim Juventusi e ka mbajtur portën e paprekur në “Allianz Stadium” ndaj Lacios në 4 raste. Vetëm ndaj Interit dhe Romës (5 ndeshje) numëron më shumë

* Juventusi i ka fituar pa pësuar gol 4 ndeshjet e fundit në shtëpi, në Serinë A. Hera e fundit që e ka çuar serinë në pesë takime ka qenë në mars 2018 (5 takime), me Alegrin në stol.

* Juventusi ka pësuar gol vetëm në 2 nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat 92 gola në total), ndërkohë që përpara kësaj periudhe kishte një mesatare prej 1.3 golash të pësuar për ndeshje.

* Lacio është skuadra që ka pësuar më shumë se kushdo tjetër gol në pjesën e parë, në këtë kampionat: 59 % (19 nga 32 golat në total).

* Kristiano Ronaldo ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje, kundër Lacios në Serinë A. Sulmuesi i Juventusit ka mundur të bërë më mirë vetëm ndaj Parmës (6 gola, në 3 sezone).

* Mes lojtarëve italianë, vetëm Lorenco Insinje (6 gola), ka shënuar më shumë gola në Serinë A në vitin 2021, sesa Çiro Imobile i Lacios dhe Federiko Kieza i Juventusit (të dy në kuotën 5 gola).

* Çiro Imobile i ka shënuar 3 gola Juves në “Allianz Stadium”, ashtu sikurse Mauro Ikardi dhe Josip Iliçiç

Related posts

Milionat gati te Kukësi, Gjici ka një tjetër kërkesë

Sadik.Autor

Juve bën “poker”, Dybala “tris”, por duhen dy penallti për të thyer Benevento

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË MIQËSORE/ Milan e nis fazën përgatitore me një “tërmet 6 ballë”

Delo.autor

Leave a Comment