Futboll Shqipëri Sport

“MË SHUMË I DRUHEMI GJYKIMIT SESA SKUADRËS KUNDËRSHTARE”/ Zyrtari i Partizanit: Arbitra e kanë bërë baltë…

Genc Tomori i druhet gjykimit para ndeshjes me Erzenin. Përgjegjësi i Partizanit B dhe njëherësh drejtor i akademisë së kuqe, për “Panorama Sport” deklaroi:

“Kemi ndeshjen me Erzenin, por më shumë ne i druhemi gjykimit sesa skuadrës kundërshtare, për të cilën jemi përgatitur. Duam që kjo ndeshje të vendoset nga ajo çka japin në fushë dhe të mos jenë protagonist arbitrat, të cilët shpeshherë e kanë bërë baltë.

Kështu na ndodhi me Burrelin apo edhe në Peshkopi, duke dhënë penallti të paqena ose të diskutueshme. Çdo ekip të marrë hakun për atë që jep në fushë. Erzeni ka një ngritje pas fitores me Dinamon dhe do të jetë një ndeshje e bukur dhe mjaft interesante. Partizani B do të kërkojë fitoren, por duam të marrim atë çfarë japin lojtarët tanë në fushë”.

Related posts

Djali i legjendës së Barcelonës: Kush jam unë t’i them jo Real Madridit?

Q.Autor

TALENTI NORVEGJEZ KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ja sa do t’i kushtonte Real Madridit transferimi i yllit Haaland…

Delo.autor

Kinezët e Milanit kanë ide gjeniale për të shpëtuar fondin “Elliot”

Sadik.Autor

Leave a Comment