Futboll La Liga Sport

ATLETICO-REAL MADRID/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Ose fitore ose përshëndetje me titullin këtë edicion. Këto janë dy opsionet e vetme të Real Madridit sot para ndeshjes me liderin e La Ligës, Atletico Madridin.

Të zgjedhurit e Zidane me fitore do t’i afroheshin në dy pikë Atletico Madridit, i cili më pas do të kishte një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Atletico Madrid me fitore eventuale sot do të bënte një hap shumë të madh drejt titullit kampion. Carvajal, Hazard, Mariano e Ramos do të jenë mungesat e “Los Blancos”, kurse Gimenez, Herrera e Trippier do të mungojnë për Atletico Madridin.

Formacionet startuese:

Atletico (4-4-2): Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Carrasco, Koke, Llorente, Lemar; Correa, Suárez.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Rodrygo.

Related posts

NDOQI TURPËRIMIN NGA SHTËPIA/ Nagelsmann: Kam pasur eksperiencë të keqe, kam ulëritur…

Delo.autor

Golovin: Jam i nderuar nga interesi i Juventusit, por dua të përqendrohem në Kupën e Botës

Sadik.Autor

220 MILIONË EURO NË “PJATË”/ Al Hilal gati të bëjë çmenduri për Lionel Messin

F.autor

Leave a Comment