Futboll Premier League Sport

“NUK KAM DYSHIME MBI SKUADRËN TIME”/ Trajneri Klopp: Mendoj se mund ta fitojmë Champions-in për dy arsye

Jurgen Klopp ka folur për momentin negativ të Liverpool-it në konferencë për shtyp dhe për mundësitë që ka skuadra e tij të fitojë  Champions League:

“Pse mund ta fitojmë? Për dy arsye: cilësia dhe futbolli në përgjithësi. Ke gjithmonë mundësinë të fitosh ndeshjen e radhës. Jemi në gjysmën e rrugës, duhet të luajmë akoma dhe nuk kam dyshime mbi skuadrën time”, ka thënë gjermani.

Për momentin delikat: “Jam i lumtur që kemi mundësinë të luajmë menjëherë: kemi patur momente të mëdha gjatë sezonit, kohët e fundit i kanë patur Spurs dhe West Ham”.

Në lidhje me ecurinë e keqe në shtëpi:

“E kam thënë 5 mijë herë: futbolli nuk do të ishte loja që duam nëse askush nuk do të mund të shkonte në stadium”.

“Tifozët na kanë munguar, por ky nuk duhet të jetë një justifikim. Sigurisht, mbështetja e tyre mund të ndihmojë në disa momente, Pres me padurim që publiku të lejohet të kthehet”.

Related posts

Beckham fiton bastin, ja çfarë duhet t’i japë Ibrahimoviç anglezit…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Ndeshja me Skocinë, surprizë numri i biletave të shitura në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

FORMULA 1/ Një japonez në tek skuderia Alpha Tauri Honda, ende dy vende bosh për botërorin 2021

Delo.autor

Leave a Comment