Futboll Sport

INFEKTOHET ME COVID-19 MESFUSHORI I KOMBËTARES/ Sadiku në ankth për përgjigjen

Ledian Memushaj është kontaminuar me virusin COVID-19. Nga sa mësohet, mesfushori i Kombëtares është izoluar në shtëpi dhe për fat, nuk ka shenja dhe nuk ka shqetësime shëndetësore. Lojtari është në ditën e dhjetë dhe pritet nga dita në ditë që të rezultojë negativ.

Nga ana tjetër, Armando Sadiku është në ankth për përgjigjen. Së fundmi, mediat në Bolivi bëjnë me dije se pas kontrolleve rutinë që skuadra ka bërë në lidhje me virusin COVID-19, ka rezultuar pozitiv një prej dy futbollistëve të huaj. Fakt është që në skuadrën më të titulluar të Bolivisë, të huajt në këtë merkato transferimesh janë dy: Armando Sadiku si dhe mbrojtësi uruguaian Luis Felipe Karvajo.

Problemi në skuadër është se Sadiku, por edhe uruguaiani kanë udhëtuar së fundmi me skuadrën, çka mund të përbëjë rrezik për përhapjen e infeksionit. Në ditët në vijim, për Sadikun dhe të gjithë të tjerët në ekip do të ketë teste në vijimësi, për të vërtetuar edhe gjendjen e secilit

Related posts

SYNIMI I ZIKALTËRVE PËR GABIGOL/ Marotta është kundër shitjes se tij

Isa.Autor

ÇËSHTJA E “NXEHTË” E RINOVIMIT TË IKARDIT/ Ja sa shanse ka të qëndrojë kapiteni

Delo.autor

BOMBA NGA ANGLIA/ Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit

Delo.autor

Leave a Comment