Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PËR DREJTIMIN E PËRFAQËSUESES SË GJERMANISË/ Trajneri Klopp: Do të respektoj…

Pasi trajneri aktual i Gjermanisë, Joakim Lëv, bëri të ditur se nuk do të jetë më në krye të Gjermanisë pas “EURO 2020”, panzerat si duket u vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin, i cili u përfol se mund të jetë trajneri aktual i Liverpulit, Jyrgen Klop.

Por trajneri i “Redsave” i ka hedhur poshtë të gjitha zërat duke thënë se nuk është gati të drejtojë një kombëtare dhe se do të respektojë kontratën që ka me Liverpulin.

“Nuk jam i gatshëm të drejtoj kombëtaren e Gjermanisë as tani as pas verës. Në Gjermani ka trajnera të mire sa të duash.

E kuptoj dhe dorëheqjen e Lëvit, ai do të dali fitues në EURO 2020 duke u larguar me lavdi. Kam një kontratë dhe për tre vite me Liverpulin dhe do ta respektoj”, i shin këto fjalët e teknikut gjerman i cili nuk po kalon asnjë moment të mire në drejtimin e Liverpulit.

Related posts

RRËFEHET GATTUSO/ Nga MODRIC te Robert De Niro: Si kundërshtarë do doja dy francezë

Isa.Autor

Mina apo Coutinho? Ky futbollist mblodhi më shumë tifozë në prezantim (FOTO)

Q.Autor

NEYMAR PËRBALLET ME 6 VITE BURG/ Çështja transferimi i dyshimtë Santos-Barca

Isa.Autor

Leave a Comment