Futboll Sport

LEO MESSI NUK NDALET/ “Pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

Leo Mesi ka përditësuar dy rekorde historike të golave, që janë në emrin e tij në Botëror. Pasi i shënoi Kepit të Gjelbër është në kuotën e 20 golave si askush tjetër.

Jo vetëm kaq. Mesi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi në Botëror, që shënon gol me Argjentinën.

Po ashtu një statistikë unike u regjistrua sot. Me 12 gola të kontribuar(6 gol+6 asist) në fazën me eliminim direkt të Botërorit, Mesi ka kaluar Mbape dhe Pele. Të dy kanë nga 11, ndërsa këto statistika njihen që nga viti 1966.

Në këtë Botëror e kryeson renditjen e golashënuesve me shtatë gola. Realizimi ndaj Kepit të Gjelbër në minutën e 29-të ishte mjaft i bukur.

Mosha për Mesin po rezulton vetëm një numër. 39-vjeçari është i pandalshëm dhe po udhëheq Argjentinën në ëndrrën për të fituar sërish trofeun.

Related posts

Mbretërit e Evropës/ Golashënuesit që bën historinë (EMRAT)

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ ATLETICOS/ Trajneri Zidane: Do të luftojmë deri në fund për të fituar kampionatin

Delo.autor

Torassa zbarkon në Vlorë, argjentinasi prezantohet nga zëdhënësi për shtyp: Prisni surpriza…

Isa.Autor

Leave a Comment