Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME TEK ROMA/ Gjendet një fëmijë i humbur falë VIDEOS së prezantimit të El Shaarawy

Roma ka bërë të ditur se një fëmijë i humbur është gjetur falë fushatës sensibilizuese Missing People.

Fytyra e fëmijës ka qenë e pranishme në videon e prezantimit të Stephan El Shaarawy.

Falë shikueshmërisë dhe nismës së ndërmarrë nga klubi verdhekuq në bashkëpunim me shoqatën bamirëse greke The Smile of the Child, në orët e fundit është gjetur një fëmijë tjetër.

Po, një tjetër. Sepse në vitet e fundit kanë qenë 4 fëmijët e gjetur falë këtij bashkëpunimi.

Siç ka shpjeguar në faqen zyrtare Roma, videoja, që përfshinte fëmijë të humbur nga e gjithë bota, është parë 350.000 herë mes Twitter, Facebook dhe Instagram, gjë që ka ndihmuar në gjetjen e disa prej tyre.

Related posts

Napoli, dy alternativa për të zëvendësuar Reinën

Q.Autor

TRITOLI NË BANESËN E PRESIDENTIT DUKA/ UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë

Delo.autor

“EURO 2020″/ Kishin udhëtuar për sfidën me Belgjikën, 86 tifozë të Finlandës rezultojnë pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment