Mbrojtësi i klubit portugez Porto, Shansel Mbemba, tregoi një episod të bujshëm në golin e dytë që eliminoi “Zonjën e Vjetër”, nga Liga e Kampionëve. Në një intervistë mbas ndeshjes ai zbuloi sekretin që i lejoi njerëzit e Konseisaos të arrinin në çerekfinale.
“Ne pamë videot e Juve dhe studiuam se si pengesa e tij sillej në goditjet e lira nga poshtë .Ne vumë re se ata gjithmonë kërcejnë dhe prandaj kemi punuar shumë për këtë në stërvitje. Goli 2-2 që na lejoi të kalonim është rezultat i punës sonë “, tha ai duke qeshur. Kujtojmë që Porto arriti të kalonte në fazën tjetër pikërisht nga ai gol nga goditja e lirë.