Futboll Sport

GATI GODITJA E VITIT NË MERKATO/ Agjenti Raiola në bashkëpunim me Real Madrid për të transferuar super talentin…

Real Madrid duket se po bën një plan madhor për merkaton e verës, ku do të përgatisë një ndër goditjet më të mëdha të afatit kalimtar. Diçka të tillë kanë nisur të hamendsojnë mediat pas lajmeve të raportuara nga Fabrizio Romano.

Specialisti i njohur i merkatos dhe njëkohësisht gazetar, Fabrizio Romano, ka thënë se Mino Raiola dhe Real Madrid do të bashkëpunojnë së bashku, por pa përmendur emra lojtarësh. Mediat kanë nisur menjëherë të spekulojnë dhe lojtari i parë që të shkon në mendje është padyshim Erling Braut Haaland.

Norvegjezi është klient i Raiolas dhe një dëshirë e madhe e Realit. Haaland gjithashtu nuk e ka fshehur kurrë admirimin që ka për “Galaktikët” dhe duket se në merkaton e verës ëndrra dhe dëshira e tij mund të bëhet realitet.

Related posts

KRIZA NGA COVID-19/ Merret vendimi, FIFA jep 1.5 milionë dollarë për futbollin shqiptar

Delo.autor

“MBRETI I SHIUT”/ Shikoni se si Majkëll Shumaker garoi me tre goma (VIDEO)

Isa.Autor

Plaku flet me kode: Pjesa lart të mendojë kthjellët

Sadik.Autor

Leave a Comment