Futboll Sport

RREZIKON QËNDRIMIN NË LIGËN C/ Shaland “i izoluar” në Durrës, Kosovës i duhet fitore me Moldavinë

Kosova, me humbjen 2-1 ndaj Sllovenisë, rrezikon qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve. Ndaj, fitorja me Moldavinë kthehet në detyrim, ndeshje e cila do të luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dueli i parë me Moldavinë ka përfunduar në barazim 1-1, ndeshje e cila u luajt në Palermo.

Qëllimi kryesor i përfaqësueses kosovare në këtë sfidë të fundit do të jetë fitorja ose më së paku barazimi, për të vazhduar qëndrimin edhe në sezonin e ri të Ligës së Kombeve në Ligën C. Në këtë fazë eliminatoresh Kosova akoma nuk e ka arritur fitoren e parë në grup, ndaj shpresohet që nesër të besuarit e trajnerit Shaland të dalin me kokën lart. Ndaj Shqipërisë dhe Sllovenisë skuadra u drejtua nga trajneri Muharrem Sahiti, pasi Bernard Shaland ka qenë i pamundur, për shkak të infektimit me “COVID-19”.

Akoma nuk dihet nëse Shaland do të jetë i gatshëm për Moldavinë, gjë e cila do të mësohet pas përgjigjes së tamponit të radhës. Për momentin ndodhet i karantinuar në Durrës. Pas humbjes dramatike me Slloveninë, pasi golin e dytë e pësuan në shtesë me penallti, trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, u shpreh:

“Nëse i analizojmë rrethanat të cilat janë krijuar nga pandemia, më së shumti na ka penalizuar ne, pa përjashtim edhe skuadrat e tjera, mirëpo kishim edhe lëndime. Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe nuk patëm fatin që të mbajmë epërsinë.

Ne duhet të rikthehemi në mentalitetin fitues që kishim në edicion e kaluar, por ky është futbolli dhe mund të shënosh e të pranosh në minutat e fundit të takimit. Duhet të fitojmë ndaj Moldavisë që të mos biem në Ligën D. Na rikthehet edhe Shala për këtë takim”.

Related posts

DITË E RËNDËSISHME TEK MILAN/ Blindohet Rebic! Tani Frankfurt…

Delo.autor

HYSAJ largohet nga NAPOLI në fund të merkatos? Mbrojtësi VENDOS për të ARDHMEN (FOTO)

Isa.Autor

Arsene Wenger i del në krah “armikut” Mourinho: Të duan kur lind dhe kur vdes, ne mes…

Q.Autor

Leave a Comment