Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS PARALAJMËRIMIT NGA DISIPLINA/ Reagon klubi i Vllaznisë: Pasojat do jenë të rënda për klubin, kërkojmë mirëkuptimin e…

Komisioni i Disiplinës paralajmëroi ditën e sotme Vllazninë, se në rast se në stadium nuk do të respektohej numri i të pranishmëve, atëherë klubi shkodran rrezikon dënimin.

Pas kësaj ka reaguar edhe klubi i Vllaznisë, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i kërkon tifozëve mirëkuptimin dhe bëjnë me dije se në stadium nuk do të lejohen më shumë se 20 të pranishëm, drejtues. Në të kundërt, në reagimin e klubit thuhet se rrezikohet dënim i rëndë.

POSTIMI:

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në mbledhjen e tij të sotme ka paralajmëruar KF Vllaznia se në rast përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana e tifozëve tanë të zjarrtë të na mirëkuptojnë sepse jemi të detyruar të zbatojmë këto rregulla sepse ndryshe pasojat do të jenë të rënda për klubin tonë. Në stadium do të jenë vetëm 20 persona (jo tifozë), pikërisht drejtuesit e klubit, stafi administrativ si dhe sponsorët. Edhe njëherë tjetër, ju kërkojmë të na mirëkuptoni!
Vllaznia mbi të gjitha!

Related posts

CHELSEA U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Tekniku Lampard: Po të kthehesha mbrapa…

Delo.autor

Zbllokohet sfida/ Ka rezultat befasues në takimin Bologna-Roma (VIDEO)

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Juventusi planifikon të transferojë 3 SUPER lojtarë në vitin 2019

Isa.Autor

Leave a Comment