Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Ja “karremi” i “Katalanasve” për magjikun e PSG

Barcelona duket se është e “dashuruar” me yllin e Paris Saint-Germain, brazilianin Nejmar.

Ata kanë nisur tratativat që të hyjnë përsëri në bashkëpunim me klubin parizien, por kësaj here për të siguruar shërbimet e sulmuesit dhe jo për t’i shitur.

Ata duken shumë të dëshpëruar dhe janë të penduar që kanë lënë të lirë numrin 10-të të PSG-së. Plani i katalanasve është tepër i thjeshtë, por vetëm në letër. Filipe Kutinjo mund të jetë “karremi” për të arritur edhe një herë të Nejmar.

Sipas “London Evening Standard”, i skarifikuari është ish-mesfushori i Liverpul. Pasi derdhën “djersë” për ta marrë, sepse “The Reds” ia bënë shumë të vështirë, ata janë të gatshëm që ta lënë të shkojë në rast se lojtari i ekipit kryeqytetas të Francës mbërrin në “Camp Nou”.

Drejtuesit e Barçës do të përpiqen me gjithë forcat e tyre për ta rikthyer edhe një herë Nejmarin, edhe pse kësaj here duhet bërë një sforcim më të madh se në kohën kur ai mbërriti nga Santos.

Related posts

PENALLTIA E HUMBUR NDAJ FERNANDES/ Portieri i Aston Villa-s sfidoi Ronaldon: Eja gjuaje ti (VIDEO)

Delo.autor

HOLANDË-ITALI/ Të dyja ekipet duan vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Jose Mourinho kthen sytë nga mesfushori i Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment