Futboll Premier League Sport

“TRADHËTON” MANCHESTER UNITED PAS BARAZIMIT NDAJ “DJALLIT”/ Legjenda Scholes: Kanë qenë me fat, Milan favorit për…

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, beson se Milan-i është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Eiropa League pas barazimit 1-1 në Old Trafford.

“Solskjaer ka thënë se barazimi ishte i merituar, por unë nuk e mendoj kështu”, ka thënë ish-mesfushori për BT Sport.

“Madje, unë mendoj se kanë arritur t’ia hedhin me një barazim, kanë qenë me fat. Barazimi 1-1 është një rezultat i keq nëse merret parasysh ndeshja e kthimit”, ka shtuar Scholes.

“Sigurisht, United mund të rikuperojë të dëmtuarit, por Milan ka një avantazh të lehtë për kalimin në raundin tjetër për shkak të golit në transfertë”.

“United mund të mendojë se zakonisht luan mirë në transfertë, por do të duhet ta tregojë këtë dhe nuk do të jetë e lehtë”.

Related posts

FITORE NË FRYMËN E FUNDIT NË EURO U-21/ Super gol në minutën e 90, ja çmenduaria e Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

75 milionë euro për mesfushorin e Bayern, gjermanët çojnë dëm merkaton e 2017-tës

Sadik.Autor

NGA ZERO NË HERO/ Njihuni me misioni i Sarrit për të “shpëtuar” Moratën

Isa.Autor

Leave a Comment