Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Vllaznia firmos kontratën me mbrojtësin senegalez, do të jetë zëvendësuesi i Imamit

Me Eni Imamin që u largua drejt Dinamos, Vllaznia ka siguruar menjëherë shërbimet e mbrojtësit senegalez Fallu Dianje.

Dianje është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe është aktivizuar tek disa skuadra me emër si Verder Bremen në Gjermani dhe Metzi në Francë.

31-vjeçari do të zër vendin e Eni Imamit që u largua drejt Dinamos. Një goditje për skuadrën shkodrane e cila vazhdon afrimin e elementëve cilësor për të krijuar një skuadër sa më kompetitive sezonin tjetër.

Postimi i Vllaznisë

VLLAZNIA FIRMOS ME FALLOU DIAGNE

Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri.
Mirë se erdhe Fallou Diagne!
Welcome Fallou Diagne!

Related posts

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITED/ Klopp është gati super duelin: Gjithçka mund të ndodhë, në çdo situatë që…

Delo.autor

ÇËSHTJA MESSI-SUAREZ/ Barcelona duket e “fundosur”, sezonin e ri duhet të bëjë pa 70% të golave

Delo.autor

WANDA NARA OFENDON KEQ INTERIN: ICARDI duhet të LARGOHET nga ZIKALTRIT që të fitoi çmimin e… 

Isa.Autor

Leave a Comment