Bundesliga Futboll Sport

LARGIMI I LOW NGA STOLI I GJERMANISË/ Trajneri i Bayern Munich: Nuk i them “jo” kombëtares

Lotar Mateus thotë se do ta konsideronte punën e Gjermanisë nëse merr një telefonatë nga Federata Gjermane e Futbollit.

“I takon DFB-së të marrë një vendim. Nëse në një moment kjo pyetje më vjen nga drejtuesit e federatës, natyrisht që do ta mendoja. Po të kthehemi në vitin 1984, Franc Bekenbauer fillimisht nuk dëshironte të ishte trajner, por si përfundim mori frenat, pjesërisht në përgjigje të një presioni të caktuar.

Nëse ndiej një presion të ngjashëm, dhe është pozitiv, do ta konsideroja këtë fakt dhe do të drejtoja me kënaqësi kombëtaren e vendit tim”, tha ish-lojtari me më shumë ndeshje te “Pancerat”. Kujtojmë që Jogi Lëv do të largohet nga kombëtarja pas Europianit.

Related posts

LIVE/ Partizani-Skënderbeu, “Demat” dyfishojnë me penallti, protestojnë futbollistët korçarë

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME/ Junior Messias, muratori që u bë heroi i Milanit me gjuajtjen e parë në Champions

Delo.autor

“NUK KAM ASGJË PERSONALE ME TË”/ Zidane konfirmon: Po punojmë për largimin e Gareth Bale tek…

Delo.autor

Leave a Comment