Futboll Sport

Kupa e Gjermanisë / Bayern kalon në finale me goleadë

Bayern Munich ka triumfuar në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë teksa ka mposhtur Bayer Leverkusen me rezultatin 5-2 në BayArena. Ishte një ndeshje denjë për gjysmëfinalen dhe nuk munguan as rastet dhe golat. Ndeshja praktikisht filloi me avantazhin e bavarezëve, ishte Javi Martinez ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3’ lojës kur godet mirë topin në hyrje të zonës duke kapur të papërgatitur portierin vendas.

Vetëm gjashtë minuta më pas ishte Robert Lewandowski ai që dyfishoi rezultatin për miqtë me një gol nga pranë portës. Gjëja e mirë e kësaj sfide ishte se Bender shënoi golin e shpresës që në minutën e 16’ duke mbajtur të hapur lojën, të paktën deri në pjesën e dytë. Me të rifilluar loja Bayern shënoi dy gola të shpejtë brenda 10 minutave me Muller dhe Alcantara që vranë ndeshjen.

 

Por bavarezët nuk ngopen me aq dhe Muller shënon sërish në minutën e 64’ dhe u duk sikur Bayern e prisnin 25 minuta të lodhshme ku rrezikonte të turpërohej. Gjithsesi vendasit ngushtojnë diferencën me golin e talentit Bailey në minutën e 72’. Por avantazhi i katër golave rivendoset sërish me Thomas Muller në minutën e 79’.

Related posts

MALLORCA-REAL MADRID/ Zidane synon të marrë sërish kreun (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BRAZILI I PANDALSHËM/ Mposht me “poker” Perunë. Venezuela shtang Kolumbinë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari i Milanit i kërkon klubit të dalë në shitje, skuadra italiane e vëzhgon nga afër

Delo.autor

Leave a Comment