Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Tottenham. Rezultati 2-1

Zhvillohet derbi i famshëm i Londrës Veriore. Arsenali e pret në “Emirates” Tottenhamin në kuadër të javës së 28-të në Premierligë.

Në fazën e parë Jose Mourinho i la zotërimin e topit kolegut të tij Mikel Arteta dhe për hir të së vërtetës “topcinjtë” e kontrolluan sferën në nivelin 69%, por gjithsesi atë duel e fituan qartësisht “spurs’, që ia dolën për të shënuar dy gola që në fraksionin hapës të ndeshjes, me anë të dyshes më të mirë të Premier League-s Son–Kane.

Ndërsa tani sfida e kthimit do të mbahet në Stadiumin Emirates dhe dy ekipet duhet të mbledhin forcat për të lënë mënjanë lodhjen e mesjavës në Europa league, për të synuar përmirësimin e pozitave dhe një afrim të mundshëm me Zonën Champions, zonë që është mbipopulluar dhe është bërë vërtet shumë interesante.

 

LIVE/ Arsenal – Tottenham 2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 64/ Arsenal kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alexandre Lacazette me penallti.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 44/ Arsenal barazon shifrat me golin e shënuar nga Martin Odegaard.

MINTUA 33/ Tottenham kalon në avantazh me golin e shënuar nga Erik Lamela.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Konkurrencë kolumbiane për Hysajn, arrihet marrëveshja me Santiago Arias

Isa.Autor

PARALAJMËRON TEUTËN/ Trajneri i Shamrok: Jemi në formë, mezi pres t’i mundim

Delo.autor

AKUZON GJYQTARËT PËR PENALLTINË KUNDËR JUVENTUSIT/ Portieri Reina del hapur: Arbitrat kanë frikë të japin…

Delo.autor

Leave a Comment