Futboll Shqipëri Sport

TRAJNERI REJA NË ANKTH/ Sulmuesi Broja largohet nga fusha mes dhimbjesh, në dyshim ndeshjet me Kombëtaren (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili aktivizohet tek skuadra holandeze e Viteshe, ka pësuar sot një dëmtim në kurriz duke lënë kështu fushën e lojës mes dhimbjesh.

Skuadra e Brojës luajti ditën e sotme me Utrehtin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit holandez, teksa Viteshe arriti të fitonte me rezultatin 3-1.

Në minutën e 68’, sulmuesi shqiptar në përpjekje për të kontrolluar një top, u godit nga mbrapa nga mbrojtësi i Utrehtit, duke rënë në tokë dhe pas disa minutash u detyrua të dalë nga fusha pa mundur të vazhdojë dot. Kujtojmë se dhe javën e kaluar, Broja doli nga loja, në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillonte ndaj AZ Alkmarit.

Ky, nuk është një lajm aspak i mirë për Kombëtaren, teksa Broja është ftuar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore në fundin e marsit, nisur dhe nga forma e tij e shkëlqyeshme në javët e fundit në kampionatin holandez.

Related posts

ZYRTARE/ Dortmund siguron Champions League në frymën e fundit

Delo.autor

NDIZET KLASIKJA, SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Penallti dhe goditje dënimi, dy gola për gjashtë minuta

Delo.autor

Benzema drejt Arsenalit, Reali bën ‘goditjen’ e madhe të merkatos

Q.Autor

Leave a Comment