200 milionë euro, ka pritet t’i ofrojë Man Unitedit Real Madridit për Iscon.
Isco mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”, nga klubi që ka fituar gjithçka që është e mundur, për të shijuar një aventurë të re, por edhe për të pasur më shumë minuta.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Manchester Unitedi është duke u interesuar seriozisht për spanjollin, për të cilin ka bërë gati 200 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Spanjolli mund të joshet nga oferta e “Djajve të Kuq”, për faktin se nuk është titullar i rregullt në “Santiago Bernabeu” dhe ndjen se aventura me 12 herë kampionët e Evropës po shkon drejt fundit.
Jose Mourinho është duke u përgatitur që t’i ofrojë një rrol të rëndësishëm në “Old Trafford”, ku do të përfitojë 17.6 milionë funte në sezon.
Isco është pjesë e Madridit që nga viti 2013. Ai ka bërë 226 paraqitje, duke realizuar edhe 39 gola.
Gjatë kësaj kohe, Isco ka fituar shumë tituj me Los Blancos, duke përfshirë këtu edhe 3 Liga të Kampionëve.