Futboll La Liga Sport

TRONDITET BARÇA/ Ylli i katalanasve do largohet në janar: 3 ekipe kanë gati ofertën

Chelsea, Manchester City dhe Manchester United shfaqën një interes shumë të madh në merkaton verore për Ivan Rakitic, nisur edhe nga performanca shumë e mirë që pati në Kupën e Botës, por 30-vjeçari refuzoi të gjitha oferta.

Ylli kroat u shpreh se nuk do ta linte Barcelonën, pavarësisht shumës që do t’i ofronin dhe kaq mjaftoi që klubet e interesuara të hiqnin dorë nga ai. Megjithatë duket se për Chelsea, Manchester City and Manchester United ka ende shpresë, kjo pasi presidenti i gjigantëve spanjoll, Josep Maria Bartomeu u tregua paksa skeptik kur u pyet nga gazetarët lidhur me të ardhmen e mesfushorit.

Kontrata e Rakitic përfundon në qershor të vitit 2021 dhe ai është duke shpresuar për një rinovim plus dhe rritje rroge, gjë e cila duket se nuk është në planet e drejtuesve të klubit.

“Për këtë sezon ne nuk do të jemi në gjendje që të plotësojmë kërkesat e Rakitic. Do e shqyrtojmë në sezonin tjetër, nisur edhe nga të ardhurat tona”, u shpreh Bartomeu.

Një deklaratë e tillë është me shumë interes për tre ekipet e mëdha të Premierligës, të cilët me sa duket kanë një shans për të joshur mesfushorin në Angli në janar, nëse do mund t’i ofrojnë lojtarit paratë që dëshiron. Rakitic, është gjithashtu edhe në radarin e Paris Saint-Germain; pala franceze kishte pyetur rreth tij gjatë verës, por nuk kishte paraqitur një ofertë konkrete.

Related posts

“ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Marcelo krahason: Preferoj Neymar përpara Eden Hazard…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Klubi i Serisë A godet në merkato, arrin akordin me lojtarin e Barcelonës…

Delo.autor

“NË GRUPIN TONË NUK KA FAVORIT”/ Gareth Bale “snobon” Italinë: Nuk na intereson nëse na shohin si të…

Delo.autor

Leave a Comment