Futboll Sport

JUVENTUSIN E NDJEK FATI I KEQ/ Bardhezinjve i dëmtohet një tjetër lojtar titullar

Sa herë që Juventusi duket se i ka mbyllur hesapet me dëmtimet, duke qenë se për momentin kishin mbetur jashtë vetëm Paulo Dibala e Merih Demiral për dëmtime, si dhe Rodrigo Bentankur për COVID, ja tek shtohet problemi i radhës.

Në ndeshjen kundër Kaljarit, pas vetëm 30 minutash lojë, Aleks Sandro shtrihet në fushë dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Mbrojtësi i majtë brazilian ndjeu një tërheqje në muskujt e këmbës, por për diagnozën e saktë duhet të pritet dita e sotme, kur 30-vjeçari do t’u nënshtrohet analizave të rastit.

Ndërkohë, sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme, pasi pritet një test force për Paulo Dibalën, nga përgjigja e të cilit mund të mësohet data e rikthimit në fushë të numrit 10 bardhezi.

Related posts

RREZIKON TË LUAJË PËR MBIJETESË/ Klubi korean merr vendimin përfundimtar për Jasir Asanin

F.autor

DHUNA NË FUSHË/ Jepet PENALLTI në ’95, kamzalinjtë “vërshojnë” në fushë dhe GODASIN arbitrin (VIDEO)

F.autor

“LUFTA E FTOHTË” ME REAL MADRIDIN/ Ja shkaku pse Varane është zemëruar me klubin

Delo.autor

Leave a Comment