Futboll Seria A Sport

PIOLI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtohet një tjetër titullar. Ja gjendja e skuadrës kuqezi

Pak para ndeshjes me Napolin kuqezinjtë humbën shërbimet e Simon Kjaerit. Danezi pati një shqetësim muskulor dhe trajneri preferoi të mos e rrezikonte ndaj Napolit për ta ruajtur në kuadër të Junajtidit duke hedhur kështu në fushë Mateo Gabian që nuk luante një ndeshje zyrtare që prej 13 dhjetorit të vitit të kaluar. Në stol nuk ishin as Davide Kalabria i dëmtuar kundër Mançesterit dhe as Alesio Romanjoli që prej një javë tashmë vuan nga një traumë në kërcirin e këmbës së majtë.

Rikuperimet e Hernandezit dhe Çalhanoglusë që luajtën titullarë dhe ai i Rebiçit ishin të vetmet sinjale pozitive nga infermieria ku vijojnë të qëndrojnë Zlatan Ibrahimoviç, Ismael Benaser dhe Mario Manxukiç. Që të tre po luftojnë me kohën për të qenë të disponueshëm ndaj Junajtidit, por në rastin më të keq Pioli do t’i ketë gati për të dielën kundër Fiorentinës në transfertë, pasi mes ditës së sotme ose të nesërme pritet t’i bashkohen grupit në stërvitjen.

Më tepër shanse për rikthim ka Ibra, i cili në kontrollin e djeshëm ka marrë përgjigje pozitive në lidhje me shërimin e tij.

Related posts

HAKMARRJA E BRAZILIT/ Kush refuzoi kombëtaren dhe s’luan dot në Premier League këtë fundjavë

Delo.autor

ÇUDIRA NGA GJERMANIA/ Futbollisti “rikthehet në jetë” pas pesë vitesh i “vdekur”

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRD/ Vidal acarohet me trajnerin Valverde dhe lë stërvitjen, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment