Futboll Sport

“PO VIJNË…”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar

Boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili kohët e fundit është ne qendër të vëmendjes në boksin botëror, ka postuar një foto me ekipin e tij në rrjetin social “Twitter”, me shkrimin “Netë të mëdhaja po vijnë”.

28-vjeçari, prej disa kohësh është zhvendosur në Angli, me qëllim që të stërvitet në palestrat më profesionale të boksit, dukë qëndruar kështu në rangun e boksierëve më të famshëm botëror.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 20 shkurt të këtij viti, duke mposhtur boksierin anglez, Rajan Çarlton më nokaut në raundin e 8-të të sfidës, me performancën e shkëlqyeshme të Markut e cila bëri bujë në të gjitha mediat botërore, ku të dominojë kundërshtarin në çdo raund.

Synimi i tij është titulli i peshave të lehta ku prej shumë kohësh ka hapur një sfidë në rrjetet sociale ndaj boksierit të famshëm anglez, Konor Ben i cili është ndër më të mirë në divizionin e tij. Është folur shumë për një ndeshje mes tyre por anglezi nuk ka pranuar me justifikimin se “Marku është akoma i dobët për mua”.

Nuk dihet pse Marku ka shkruar një shprehje të tillë në rrjetin e tij social, por qëndron mundësia e ndonjë marrëveshje të fshehtë për tu përballur më ndonjë kundërshtar elitar.

Related posts

“KAM PASUR SULMUES QË…”/ Ancelotti: Do të shënojë 20 gola? Unë pres 30 nga ai

Delo.autor

U MPOSHT NGA “PISTOLETA POLAKE”/ Gjimshiti i nevrikosur: Ai nuk është më i forti që…

Delo.autor

ACAROHET SITUATA MES PALËVE/ Tallje e shëmtuar, ylli i Marseille kapet keq me Neymar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment