Bundesliga Futboll Sport

BAYERN MERR VENDIMIN/ Deri në fund të sezonit qëndron trajneri Hans-Dieter Flick, më pas…

Bajern Mynihu e ka marrë vendimin për sa i përket trajnerit te skuadra, teksa kanë vendosur që t’ia besojnë Hans-Dieter Flik.

Ky i fundit deri para pak javësh ishte në rolin e zëvendës trajnerit, por pas shkarkimit të Niko Kovaç, iu besua atij drejtimi i ekipit. Sipas asaj që shkruan “Bild” drejtuesit bavarez kanë vendosur që ta mbajnë Flik deri në fund të sezonit, më pas do të emërojnë një teknik tjetër.

Trajneri i zgjedhur për sezonin e ardhshëm është Tomas Tuhel, i cili aktualisht drejton francezët e PSG-së. Tekniku gjerman ka kontratë me parisienët deri në vitin 2021, por në rast se nuk fiton Ligën e Kampionëve, një shkarkim i tij nga francezët është i pashmangshëm.thomas-tuchel-psg-young-players

Drejtuesit e Bajernit pritet të nisin së shpejti kontaktet me ish-trajnerin e Dortmundit, i cili e shikon me një sy të mirë rikthimin në Bundesligë.

Related posts

FRANCË-ZVICËR/ Starton Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë, Deshamps me “artileri të rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E DASHURON KLUBIN LIVERPOOL/ Karius mesazh urimi pas triumfit në Champions (FOTO)

Delo.autor

NGA LEONARDO BONUCCI TEK DONNARUMMA/ Ja 10 lojtarët italianë më të paguar në botë, befasi në vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment