Futboll Sport

NDËSHKIMI EPIK NË GJERMANI/ Trajnerin e detyrojnë të stërvisë… ekipin e femrave

Një ndëshkim epik vjen nga Gjermania. Bëhet fjalë për trajnerin e Borusia Mynshengladbah, U-23, Heiko Vogël, i cili është urdhëruar të stërvisë një ekip femrash si ndëshkim për sjellje aspak të hijshme ndaj arbitrit.

Vogël, i cili ka drejtuar më parë Bazelin në Ligën e Kampionëve, është pezulluar për dy ndeshje për shkak të sjelljes së tij jo normale, ndaj arbitrit dhe 2 asistentëve, gjatë një ndeshje në fund të janarit.

Sipas ESPN, dënimi i 44-vjeçarit nga Federata e Gjermanisë përfshin një gjobë prej 1,500 € dhe një urdhër për të trajnuar një ekip femrash për gjashtë seanca stërvitore, deri më 30 qershor.

Related posts

ÇFARË NDODH TEK TIRANA? Halili “kriset” me Shehin, në Durrës kulmi mes palëve

F.autor

Rivalë prej 10 vitesh, Mesi: Nuk do të jem asnjëherë mik me Ronaldon

Q.Autor

E ARDHMJA E YLLIT LARG “BERNABEUT”/ Gareth Bale zgjedh skuadrën për sezonin e ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment