Futboll Sport

E TRISHTË/ Bota e futbollit në zi, koronavirusi i merr jetën trajnerit 45-vjeçar

Bota e futbollit në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, për shkak të COVID-19, ndihmës-trajneri i skuadrës italiane të Kavezes, Antonio Vanakore.

Nga 26 shkurti ai u shtrua në spital, teksa rezultoi pozitiv me virusin që po bën namin në të gjithë botën, ndërkohë që më 3 mars, u fut në intubim. Ditën e sotme 45-vjeçari humbi betejën me jetën, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Për sa i përket të shkuarës si futbollist, Vanakore, u aktivizua në rolin e mbrojtësit, teksa veshi fanellën e Beneventos, Katanzaros, Kasertanës, Juve Stabias dhe Potencës. Pikën më të lartë të karrierës së tij e arriti me Katanzaron në sezonin 2004-2005, ku luajti 22 ndeshje në Serinë B.

Related posts

Chelsea ofron 4 milionë euro për Sarri-n

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ I vendosën oksigjenin pas goditjes horror, Evertoni konfirmon: Lojtari ka…

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Gerard Pique tregon: Ishim të gatshëm të ulnim rrogat tona për…

Delo.autor

Leave a Comment