Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Manchester United mposht Milan-in falë Pogba dhe kualifikohet në çerekfinale

Manchester United feston në Itali, teksa ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Europa League, pasi ka mposhtur me shifrat 0-1 Milanin. Ka mjaftuar një gol i Paul Pogba në fillimin e pjesës së dytë për t’i dhënë kualifikimin “Djajve” që kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë.

Ndeshja nisi mjaft e luftuar nga të dy ekipet, me United që pati rastin e parë me James. Milan u kundërpërgjigj me dy mundësi mjaft të mira para fundit të pjesës së parë, por nuk arriti të shënonte, me fraksionin e parë që u mbyll 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë Solskjaer largoi Rashford për Paul Pogba. Pikërisht francezi, vetëm 3 minuta pasi kishte zbritur në fushë ndëshkoi Donnarummën pas një paqartësie të Milanit në mbrojtje me Meite.

Një gol i rëndë nga United që duket se i dha një shok psikologjik Milanit, me kuqezinjtë që nuk arritën të reagonin dhe ishin të pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Kështu, gjithçka u mbyll dhe Manchester United siguroi kalimin në çerekfinale, duke eliminuar Milanin.

Related posts

Konfirmohen oraret e Coppa Italia, Milan – Inter më 27 dhjetor

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME “ZIKALTËRIT”/ Ylli i Interit pranë rinovimit, Altetico Madrid fut ‘’hundët’’ në negociata

Delo.autor

Messi KTHEHET NË STËRVITJE/ Me Interin nuk do të jetë

Isa.Autor

Leave a Comment