Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Mercedes po fshihet, mbetet ende makina më e mirë

Testet dimërore të Formula 1 të zhvilluara në pistën e Sakhir, në Bahrein, treguan se makina Red Bull është më e shpejta. Ndërkohë që, Mercedes nuk ishte në atë nivel që pritej, duke qenë gjysmë sekondi më i avashtë se makina austriake.

Gjithsesi, piloti holandez Max Verstappen, nuk i beson shumë këto rezultate. Madje ai shprehet se makina kampione zakonisht fshihet gjatë testeve, për të shpalosur në gara potencialin e saj të vërtetë.

“Nuk besoj se Red Bull është favorite kryesor për titullin. Mos harroni, Mercedes ka fituar 7 tituj kampionë radhazi në Formula 1, ndaj janë ata favoritët. Ne jemi të kënaqur që i mbyllëm këto teste në krye, por gara është tjetër gjë”, tha Verstappen.

“Unë mendoj se Mercedes po fshihet dhe ka analizuar ato të dhëna që ajo ka patur nevojë. Gjithsesi, pas 10 ditësh do të zbulojmë potencialin real të çdo makine. Ne duam të përmirësohemi dhe synojmë titullin”, tha Verstappen.

Related posts

FUTET NË GARË ME “DJAJTË E KUQ”/ Manchester City ka gati 60 milinonë euro për yllin “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

4 SHTATOR 2004/ Dita kur Kombëtarja shqiptare mposhti Greqinë kampion Europe (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E ULI RROGËN PËR BARCELONËN/ Levandovski: Do kthehem te Bajerni…

F.autor

Leave a Comment