Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“QATAR 2022″/ Nedim Bajrami gati për debutimin, ja kur e merr pasportën shqiptare…

Nedim Bajrami do të jetë risia e rëndësishme e Kombëtares në këtë edicion kualifikues, teksa vetë trajneri Reja e ka vlerësuar për cilësitë teknike që ka.

“Panorama Sport” ekskluzivisht mëson edhe itinerarin që do të ndjekë talenti kuqezi, për të marrë edhe pasaportën shqiptare, që i mundëson gatishmërinë për të debutuar që në Andorra. Të shtunën, Bajrami do të luajë me Empolin ndaj Entelës ndeshjen e vlefshme për Serinë B me start nga ora 14:00.

Më pas, gazeta ka mësuar se mesfushori do të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të bërë të gjitha aplikimet e përshpejtuar për t’u pajisur me pasaportën shqiptare. I gjithë dokumentacioni është gati dhe pritet vetëm paraqitja fizike e Bajramit. Të dielën, ai do të ketë pasaportën gati për të mund të udhëtuar drejt Spanjës si shqiptar.

Related posts

Panucci përcakton formacionin kundër Norvegjisë

Sadik.Autor

PLAS XHELOZIA TEK BARCELONA/ Carles Alena i befason të gjithë: Ia dhanë numrin De Jong pa më treguar…

Delo.autor

DOPINGU/ Gjoza: Begaj e pastër, shkojmë në gjyq!

Q.Autor

Leave a Comment