Futboll La Liga Sport

FITORE E MERITUAR/ Atletico mposht Alaves falë golit të Suarez dhe shkëputet sërish në krye

Atletico Madrid ka triumfuar 1-0 ndaj Alaves, duke ruajtur diferencën me Realin e Madridit në 6 pikë, si dhe duke lënë 7 pikë pas Barcelonën, që do të luajë në mbrëmje ndaj Sociedad.

Heroi i madrilenëve ditën e sotme ishte i zakonshmi Luis Suarez. Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 19 golave, 2 më pak se Leo Messi. Suarez shënoi me kokë pas një krosimi të Trippier në minutën e 54’ të ndeshjes.

Pas golit, Atletico Madrid administroi mjaft mirë gjithçka, duke mbajtur avantazhin deri në fundin e ndeshjes. Fitorja 1-0 e çon ekipin e Simeones në kuotën e 66 pikëve, 6 më shumë se sa Real Madrid dhe 7 më shumë se Barça që ka një ndeshje më pak.

Related posts

Alvaro Morata shumë pranë Seria A, takim “blic” me Juventusin (FOTO)

Sadik.Autor

KUJTON NJË EPISOD ME KAMPIONËT E BUNDESLIGAS/ Toni Kroos rrëfen: Bayern bëri gabim që më…

Delo.autor

NJË SKANDAL FALSIFIKIMI DOKUMENTASH/ Hamdi Salihi dënohet nga Federata Austriake

Delo.autor

Leave a Comment