Futboll Seria A Sport

REALI NUK FAL/ Zidan: E dinim që do të ishim këtu në mars

Duhet të fitonte Reali për të vendosur nën presion Atletikon dhe triumfoi 3-1 në Vigo. Një fitore komplekse në një ndeshje me pak shkëlqim, ardhur falë të njëjtëve autorë. Benzema nga njëra anë, autor i tri nga 4 goditjeve në portë për skuadrën e Zidanit dhe Kurtua dhe Kasemiro vendimtarë në goditjet e Iago Aspasit, i cili është ikona e Seltës, por që nuk shënon prej 691’.

BENZEMA FANTASTIK – Zidan humbi përsëri Ramosin për një goditje në tibian e këmbës. Por, është Benzema shpirti i kësaj skuadre në përmirësim. Ashtu si me Atalantën, francezi zhbllokoi rezultatin me goditjen e parë në portë në minutën e 20-të: një e djathtë perfekte nga e majta drejt shtyllës së largët, pas asistit kirurgjik të Krosit. E njëjta skenë u përsërit 10 minuta më vonë me të njëjtët autorë. Dy goditje në portë, 2-0. Për Benzemanë 17 gola në La Liga, 35% të gjithë skuadrës. Selta shkurtoi përpara pushimit me Santi Minan. Pjesa e dytë solli rënien e Realit. Kurtua i tha jo goditjes së Aspasit, Benzema shpërdoroi një dhuratë të Araujos dhe në 82’ Kasemiro shpëtoi portën pas një goditjeje dënimi të Aspasit, duke devijuar topin në shtyllë ndërsa Kurtua ishte dorëzuar. Do kishte qenë goli i barazimit. Në shtesë Asensio shënoi edhe golin e tretë, i shërbyer nga i palodhshmi Benzema.

ZIDAN – E kishte thënë muaj më parë që Reali do të ishte në garë në këtë moment të sezonit dhe Zinedin Zidanit po i del fjala. “E dimë kalendarin dhe se ka ende shumë ndeshje që na presin, por e dinim që do të ishim këtu në këtë moment. Jemi në formë dhe duhet ta shijojmë këtë moment. Nuk është momenti ideal për ta ndërprerë sezonin, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Jemi në formë të shkëlqyer dhe do ta shijojmë këtë fund sezoni. Benzema? Nuk mund ta kuptosh përse nuk luan për kombëtaren e Francës. Shumë vetë nuk e kuptojnë”.

Related posts

“ZGJOHET” PAS NJË VITI E GJYSMË NË MERKATO/ Tottenham arrin marrëveshjen me talentin e Premier…

Delo.autor

Fulham rikthehet në Premier League pas katër vitesh

Sadik.Autor

ÇFARË PO NDODH/ Futbollistët e MILANIT lënë Italinë, MANCINI kapet pas…

Isa.Autor

Leave a Comment