Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ikardi pranë rikthimit në Serinë A, zbulohet ekipi surprizë që kërkon…

Që pas transferimit të tij në Francë tek PSG-ja, Mauro Ikardi duket se e ka humbur shkëlqimin e tij.

Kalimi në kampionatin francez bëri bujë dhe pritej që Ikardi të shpërthente me skuadrën pariziene, por performancat fantastike të Mbape e kanë lënë nën hije argjentinasin.

Pas Milani dhe Juventusit që kanë shfaqur interesim konkret për transferimin e tij, në garë është futur dhe Roma, e cila e sheh si zëvendësuesin ideal të Xhekos, me boshnjakun që këtë sezon me shumë mundësi do të largohet nga verdhekuqtë.

Marrëveshja me PSG-n mund të arrihet me anë të një huazimi me të drejtë blerje, por situata është e ndërlikuar pasi sulmuesi argjentinas u ble për shifrën e 70 milion eurove, dhe PSG-ja nuk ka ndërmend të dalë e humbur nga ky transferim.

Related posts

Vdes një polic në përleshjen mes tifozëve të Bilbaos me ata rusë

Q.Autor

BRAZILIANI “KËMBË ARTË”/ MESSI “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona, ka stilin e La Masias

Isa.Autor

9 VITE PRESIDENCË SHEIKËSH/ Finalja historike e PSG-së kushton 1 miliard euro

Delo.autor

Leave a Comment