Futboll Sport

PLASIN POLEMIKAT NË ITALI PAS DEKLARATËS SË VAN BASTEN”/ Djali i Maradonës: Nuk dua ta çoj në gjyq

Para disa ditësh, ish-legjenda holandeze, Marko Van Basten, u shpreh se tituli i fituar nga Napoli në vitin 1990 ishte një titull i fituar me hile nga napoletanët.

Kjo deklaratë ka prekur djalin e Maradonës, Maradona Xhunior, i cili ka dalë në mbrojtje të ekipit të babait të tij, pasi legjenda argjentinase ka udhëhequr napoletanët në fitimin e titullit po atë vit.

Maradona Xhunior i ktheu përgjigje holandezit në një lidhje direkte në emisionin italian të futbollit “Tiki-Taka”, duke u shprehur me fjalët: “Unë nuk dua të bëj një proçes gjyqësor me Van Basten. Mund të them vetëm se Napoli ishte qartë më superior atë vit”.

Djali i ish-legjendës është shumë aktiv në debatet e futbollit dhe shpesh herë krijon mjaft polemika në Itali me deklaratat  e tij.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Tekniku Allegri do të kthehet në Serinë A, por jo tek Juventus…

Delo.autor

RIKTHIMI I ERIKSEN TEK INTER/ Eksperti i komitetit teknik: Vetëm me këtë kusht luan në Serie A

Delo.autor

DIFERENCA E “FRIKSHME”/ BARCELONA kryeson plotësisht La Ligan (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment