Futboll La Liga Sport

“PATA NJË DEBAT TË FORTË ME “PLESHTIN” DHE MË SULMOI”/ Abidal: Po të mos transferonim Griezmann, do rikthenim…

Ish-sekretari teknik i Barcelonës, Erik Abidal, ka zbuluar se klubi do të kishte rikthyer Nejmarin në “Camp Nou” nëse ata nuk do të kishin firmosur me Antuan Grizmanin në verën e 2019-ës.

“Dhjetë ditë përpara se të mbyllej merkatoja, shkova në Paris për të folur me Leonardon (drejtorin sportiv të PSG) dhe isha me administratorin ku po diskutonim për Nejmarin”, zbulon francezi gjatë një interviste për “The Telegraph”, e para e tij që kur u largua nga Barcelona verën e shkuar:

“Kur administratori shkon te Parisi, e bën për të firmosur me të. Nëse nuk do të kishim transferuar Grizmanin më parë, mendoj se do të rikthenim Nejmarin me 100%, sepse në atë kohë na duhej një sulmues krahu dhe Nejmar në atë rol te ne ishte i shkëlqyer”. Një vendim që ishmbrojtësi donte ta merrte më herët ishte edhe ai i shkarkimit të Ernesto Valverdes, 10 muaj pas eliminimit të Barçës nga Roma në Champions 2018, por ai nuk u dëgjua atëherë.

“Në dhjetor 2018, pas një analize të plotë të trajnerit, stafit dhe skuadrës, rekomandova se duhej të ndryshonim Valverden. I thashë presidentit: ‘Ky është vendimi që duhet të marrësh tani’ dhe ai më tha: ‘Jo, nuk është e thjesht’. Ai vendosi t’i rinovojë kontratën dy muaj më vonë. Në listën time ishte Poçetino, Setien, Alegri dhe Ksavi”. Një muaj pas shkarkimit të Valverdes dhe ardhjes së Kike Setienit, Abidal u sulmua publikisht nga Mesi pasi francezi kritikoi skuadrën se duhej të punonte më fort. “Mendoj se kisha të drejtë. Unë këtë thashë.

Mesi foli me mua edhe personalisht. Patëm një debat të fort, por e pranoj. Asnjë problem. Ai ishte i vetmi lojtar që më foli në këtë mënyrë, i vetmi dhe e respektoj. E kuptoj që ai ishte kapiteni dhe donte të mbronte skuadrën, por unë nuk thashë kurrë që Mesi më kërkoi që të largojmë trajnerin. Kurrë! Nuk kam çfarë të sqaroj me Mesin. Marrëdhënia jonë, nga pikëpamja ime nuk ka ndryshuar, nga e tija nuk e di. Për mua gjithçka është e mbyllur.

Related posts

NGA HELMI TEL “CALCIOPOLI”/ Super dueli Inter-Juventus që zgjat… 110 vite

Delo.autor

A DO TË HAPEN STADIUMET NË SERIE A? Vjen përgjigjja e prerë e autoriteteve

Delo.autor

KUJTON PERIUDHËN E KEQE TEK REAL MADRID/ Cannavaro: Mora Capellon dhe i thashë që nuk duroja më!

Delo.autor

Leave a Comment